Arsenal i falet sulmit, vjen fitorja e pestë radhazi

Arsenali i Unai Emeri duket se nuk po di të ndalet. Fitorja e pestë radhazi në të gjithë kompeticionet dhe e katërta në kampionat.

Ditën e sotme kanë triumfuar pastër 2-0, në “Emirates Stadium” përballë Everton dhe e shohin veten në vendin e 6-të tashmë me 12 pikë, po aq sa dhe Totenhem. Një sfidë që nuk ishte dhe aq e lehtë për “topçinjtë” të cilët e zgjidhën vetëm në pjesën e dytë takimin. Ishin pikërisht golat e Obamejang dhe Lakazet në minutat 56-të dhe 59-të që i dhanë fitoren londinezëve, të cilët duket se kanë gjetur ritmin e duhur.

Javën e ardhshme ekipi i Emeri do të presë Uotford, ndërsa Everton pret në “Goodison Park” ekipin e Fulhem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *