Arrihet marrëveshja, Gentian Mezani në Kosovë

0

Gentian Mezani duket se do të provojë një eksperiencë të re në Kosovë. Vlonjati, që në të shkuarën ka drejtuar Flamurtarin, Laçin dhe së fundmi Luftëtarin, ka pranuar ofertën e skuadrës së Gjilanit. Ky është lajmi i sjellë nga ana e gazetasheshi.com.

Te skuadra që garon në Ipko Superliga e Kosovës ai pritet të bashkohet me Ansi Nikën, shkodranin të cilin e kishte nën urdhra në Superiore te Laçi. Mezani, në vendin tonë ka rënë në sy për mënyrën se si skuadrat e tij luajnë dhe në Kosovë janë të bindur se është një zgjedhje e mirë për ta.

Mbetet vetëm të vijë zyrtarizmi te Gjilani, skuadër që këtë sezon nuk ka ndonjë objektiv të rëndësishëm. Që tani po mendohet për kampionatin e ardhshëm dhe puna nis me emërimin e trajnerit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.