Arrihet akordi, sulmuesi largohet i trishtuar nga Milani

Akordi është arritur. Milani ka rënë dakord me Ulvërhempton për shitjen e Patrik Kutrones. Sulmuesi 21-vjeçari do të provojë për herë të parë emocionet e Premier Ligës, ndërsa anglezët do të paguajën 23 milionë euro në arkat e kuqezinjve (18 në dorë dhe 5 në formë bonusesh).

Kutrone u largua nga ekipi të premten dhe u rikthye menjëherë në Milano në pritje të nisjes për në ishull. Dëshira e tij ishte qëndrimi tek ekipi i zemrës, por merkato të rezervon surpriza nga më të ndryshmet.

Aventura e tij me kuqezinjtë përfundon me 27 gola të shënuar në 90 ndeshje aktivizim mes titullarit dhe ardhjes si zëvendësues nga stoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *