Arrihet akordi: Rabiot në një ekip me Mesin, zbulohen detajet

Adrien Rabiot do të zhvillojë sezonin e fundit me PSG. Mesfushori i rezistoi sulmeve të klubit për të rinovuar kontratën, që i skadon në verën e ardhshme, por 23-vjeçari nuk pranoi asnjë ofertë tjetër të PSG dhe tashmë ka arritur akordin me Barcelonën.

Sipas raportimeve të “Gianlucadimarzio”, e ëma e Rabiot, e cila është njëkohësisht dhe agjentja e lojtarit, ka gjetur marrëveshjen me klubin katalanas. Transferimi do të bëhet në verë, me Barçën që siguron shërbimet e lojtarit me parametra zero. Rabiot do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Barcelona do të paguajë dhe 10 milionë euro në dorë për francezin në momentin e firmosjes së kontratës së re. Negociatat zgjatën shumë, pasi për mesfushorin interesoheshin dhe disa klube të tjera europiane, por Barcelona veproi më shpejt se të gjithë dhe bindi familjen Rabiot për të zgjedhur ekipin e Leo Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *