Arrihet akordi për stolin, “Zorro” trajneri i ri i Romës

0

Roma negocioi me disa emra të ndryshëm, por Konte, Murinjo dhe Gasperini refuzuan me mirësjellje uljen në stolin verdhekuq. Shumë opsione të tjera u përfolën, por klubi kryeqytetas ka arritur të gjejë më në fund një trajner.

Një zgjedhje surprizë, por drejtuesit besojnë fort në cilësitë e tij. Flasim për Paulo Fonsekën, portugezin që drejton Shaktar Donetsk prej vitit 2016.

Sipas raportimeve të Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili pritet të zbarkojë në Romë ditën e hënë për të firmosur më pas kontratën me klubin e ri.

Fonseka ka fituar disa trofe në karrierën e tij. Portos i dhuroi Superkupën në vitin 2013, ndërsa Bragës i dhuroi Kupën e Portugalisë. Me ekipin ukrainas fitoi tre herë titullin kampion, po kaq herë kupën dhe njëherë Superkupën.

Trajneri luzitan u bë i famshëm edhe për veprimin e bërë në një konferencë për shtyp pas fitores kundër Mançester Sitit në Champions Ligë. Fonseka kishte premtuar se do të vishej si “Zorro” nëse ekipi i tij do të kualifikohej dhe e mbajti fjalën, duke krijuar ilaritet përpara gazetarëve të ndryshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.