Arrihet akordi, Milani shet sulmuesin e parë

Milani ka nevojë urgjente të shesë disa lojtarë para se të bëjë ndonjë investim madhor dhe tashmë duket se është pranë përfundimit operacioni i parë në dalje.

Sipas asaj që raporton Sportmediaset, Milani ka gjetur marrëveshjen me Monakon për shitjen e sulmuesit Andre Silva.

Portugezi, i cili luajti i huazuar te Sevilla sezonin e shkuar, ishte me kuqezinjtë në Amerikë për turneun miqësor veror, por tashmë është nisur menjëherë për në Europë.

Milani do të marrë 30 milionë euro, perfshire bonuset. Gjithçka me regji të agjentit Zhorzh Mendesh, i cili ka marrë përsipër të sistemojë sulmuesin dhe të gjejë një tjetër lojtar niveli për Milanin.

Klubi kuqezi dëshiron Korrea të Atletiko Madridit dhe ofron deri në 40 milionë euro, por pritet takimi i Paolo Maldinit me drejtuesit e klubit madrilen.

Ndërkaq, edhe Patrik Kutrone ka ofertë nga Ulvërhempton, por ende nuk është bindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *