Arrihet akordi me Lukakun, Interi ka vetëm një shans me Junajtid

0

Interi dhe Romelu Lukaku janë gjithnjë e më afër njëri-tjetrit. Antonio Konte e dëshiron me çdo kusht bomberin belg në San Siro dhe të njëjtën gjë dëshiron edhe vetë lojtari.

Sipas raportimeve të “The Sun”, është arritur marrëveshja për rrogën e sulmuesit. Lukaku do të përfitojë 9 milionë sterlina në sezon, ndërsa problem mbetet kërkesa e Junajtid. “Djajtë e Kuq” kërkojnë 75 milionë sterlina (rreth 84 milionë euro) për kartonin e 26-vjeçarit.

Anglezët nuk pranojnë as përfshirjen e ndonjë lojtari interist në këtë tratativë, ata duan para të thata. Në një situatë të tillë, Interi duhet të nxitojë për të shitur Mauri Ikardin dhe milionat e përfituara t’i investojë për të siguruar Romelu Lukakun.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.