Arrestohet një futbollist në Korçë, në lokal vendoste baste sportive të jashtëligjshme

Në Shqipëri është e ndaluar prej disa kohësh vendosja e basteve sportive, falë rregullit dhe ligjit të ri që u vendosur nga qeveria e Edi Ramës. Por pavarësisht kësaj, ky fenomen nuk është shuar plotësisht. Nëpërmjet faqeve të huaja, ka ende persona që sigurojnë vendosjen e skedinave që në vendin tonë janë të jashtligjshme.

Policia ka marrë një operacion në Korçë dhe sipas “Shqiptarja.com” ka arrestuar futbollistin 24-vjeçar, Holtian Xhangoli. Ky i fundit është pjesë e sektorit të garave në FSHF dhe luante në ekipin e moshave në këtë qark.

Në një lokal në fshatin Barç ishin siguruar të gjitha kushtet për ta kthyer në baste sportive. Tashmë akuzat ndaj Xhangollit janë për “Organizim të lotarive të pa lejuara”, “Vënia në dizpozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në bazë të raportit të policisë, të riut i është gjendur faqa me të cilën operonte, ndërsa në biseda në “Whatsapp” shihet skedinat dhe bilancet. /Sport Ekspres/