Arrabal zbarkon tek ekipi i ri, vjen edhe firma

Bruno Arrabal ka firmosur zyrtarisht me ekipin e ri. Ish-futbollisti i Kamzës është prezantuar ditën e sotme si afrimi më i ri i Llapit.

Mesfushori është lojtar mjaft i njohur, sidomos në vendin tonë, pasi ka qenë për dy sezone pjesë e Kamzës, madje braziliani ishte një ndër më të mirët në rolin e tij.

NJOFTIMI I LLAPIT – ZYRTARE: Pas marrëveshjes së arritur mes KF Llapit dhe futbollistit brazilian, Bruno Arrabal, meqë rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata 1 vjeçare dhe në edicionin e ri Arrabal do veshë fanellën bardhekaltër të Llapit.

Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën. Mirësevjen BRUNO ARRABAL! Vazhdojmë…

Bruno Arrabal dhe menaxheri i tij, Altin Ferat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *