Arnime të detyruara në mbrojtje, Daja në hall para Laçit

0

Flamurtari u mposht në fundjavë nga Kastrioti dhe ajo ndeshje është lënë pas. Mendja është te sfida e radhës me Laçin të shtunën. Vlonjatët në këtë ndeshje nuk do të kenë mbrojtësin Franc Veliu, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në Fushë-Krujë. Për të ishte i katërti dhe këtë javë nuk mund të luajë.

Problemi është se mungojnë alternativat në prapavijë. Në këto kushte ndoshta sërish Kotobelli, rikthehet nga pezullimi, mund të vendoset të luajë sërish në qendër dhe Musta të luajë në të majtë të mbrojtjes. Një zgjidhje tjetër është kalimi i Deliajt krah Pollozhanit dhe në të djathtë të luajë Arbër Beqaj.

Daja nga ana tjetër sytë i ka nga infermieria. Elton Kale dhe Enea Koliçi nuk u aktivizuan në ndeshjen e fundit me Kastriotin për shkak të problemeve që kishin. Shpresohet që ata të rikuperohen dhe të jenë gati për sfidën me Laçin. Mungesë e sigurt është edhe Xhevahir Sukaj, i dëmtuar në ndeshjen me Partizanin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.