“Armiq të përbetuar” në të shkuarën, Tare dhe Toti bashkohen kundër Greqisë

Dikur ishin “armiqtë e përbetuar”, por sigurisht që në kontekstin sportiv. Bëhet fjalë për Igli Taren  dhe Françesko Totin, që janë bashkuar në ndeshjen e Italisë kundër Greqisë. Për të mbështetur dhe parë “axurrët”, dy figurat e njohura të botës së futbollit kishin zgjedhur që ta shihnin së bashku ndeshjen, ndërsa Toti ishte edhe me djalin e tij.

Të buzëqeshur dhe duke shëmbyer batuta mes tyre, ajo e shkuara ishte si të mos ekzistonte. Për tifozët e kryeqytetit në Itali derbi mes Lacios dhe Romës është një nga më të përjetuarit dhe më i nxehti në Ballkan, atje ku ka edhe shumë trazira.

Igli Tare është drejtori sportiv i Lacios dhe njëkohësisht më i miri në Serinë A, ndërsa nga ana tjetër, Françesko Toti një legjendë e Romës. Ajo që nuk dihet ende saktësisht është nëse të dy këta personazhe të njohur kanë zgjedhur vetëm që të shohin ndeshjen së bashku, apo edhe mund t’i lidh një projekt i përbashkët në të ardhmen me Totin që u largua edhe nga posti drejtues te Roma. /Sport Ekspres/