“Armiku” më i madh kundër Skënderbeut është brenda vetes, Teuta gjen fushën e blertë

Pas asaj tragjedie të ndodhur në Durrës dhe Thumanë, me lëkundjet e frikshme të tokës dhe që shkaktuan viktima, Teuta rikthehen të mendojë për futbollin. Durrsakët kanë zbritur në fushën e blertë dhe kanë nisur stërvitjen për takimin e radhës kundër Skënderbeut.

Kjo ndeshje do të ketë si armikun kryesor për Teutën, vetveten. E thënë në këtë mënyrë, pasi shokimin e madh e kanë ndjerë lojtarët e këtij ekipi, që janë larguar të traumatizuar nga shtëpia, madje disa prej tyre duke ikur edhe jashtë Shqipërisë.

Pavarësisht kthimit në fushën e blertë, mendja nuk është fokusuar ende në 100% e saj te futbollit. Për këtë arsye, më tepër punë do të ketë për anën psikologjike të lojtarëve, sesa për atë taktike. /Sport Ekspres/