Armando Sadiku rigjen buzëqeshjen: Faleminderit, Lugano!

Sadiku flet për herë të parë që pas firmës për kthimin te Lugano, ku do të mundohet të rigjejë shkëlqimin e kohëve të arta.

0

Armando Sadiku kishte oferta edhe nga divizioni i dytë spanjoll, duke nisur nga Almeria, që kishte bërë edhe një ofertë zyrtare për huazim.

Megjithatë, sulmuesi i kombëtares sonë ia bëri të qartë Levantes: nëse iki, e bëj për Luganon!

U tha, u bë: pa shumë probleme u arrit marrëveshja, me klubin zviceran që për kkoincidencë e ka çuar ekipin për fazë përgatitore në Spanjë, ndaj nuk duhej shumë punë e udhëtime për të gjetur marrëveshjen që e kthen Sadikun në shtëpinë e tij të dytë.

Pronto a gonfiare la rete

Për RSI (Radiotelevizioni zviceran), Sadiku foli për herë të parë që pas firmës për kthimin te Lugano, ku do të mundohet të rigjejë shkëlqimin e kohëve të arta.

Jam shumë mirë, jam i kënaqur që kthehem në Lugano. Pas disa muajsh të vështirë, tani jam mirë edhe fizikisht, dua të jap gjithçka për skuadrën.

“Janë 5 muaj e gjysmë që po bëj terapi për dëmtimin në gju. Jam mirë, po stërvitem prej një muaji me Levanten, jam gati për të luajtur.

“Shpresoj të jap gjithçka dhe të kthehem të luaj në nivelin e dy viteve më parë. Sapo pashë lojtarët dhe ambienti është fantastik si më parë. Do bëj të pamundurën, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Ja i sigurt se do shkojë mbarë, uroj që të kemi edhe fatin me vete”.

“Eksperiencat jo edhe aq të suksesshme në Poloni dhe Spanjë më japin më shumë forcë dhe më shtyjnë që të kthehem në nivelet e mëparshme. Do jap më të mirën time dhe falënderoj klubin që ka bërë këtë sforco që të më kthente këtu, sidomos presidentin, që kreu një sforcim të madh financiar. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të bëj gjithçka që të kthehem në nivelet ku kam qenë.

“Shpresojmë që të bëj ato gola që kanë munguar por sidomos e rëndësishme është që si skuadër të shkojmë sa më larg në kampionat e kupë se ekzistojnë mundësitë. Unë do të bëj gjithçka për të shënuar, por edhe për të ndihmuar skuadrën që të bëjë rezultate të mira”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg