Armando Sadiku po kthehet si më parë, 2 gola në 90 minuta janë gjithçka për Malagën

Armando Sadiku po kthehet si më parë, duke gjetur golin dhe për të qenë i lehtësuar në detyrën e tij si sulmues. Në ndeshjen që sapo është mbyllur ndaj Tenerifes, në atë fitore jetike 2-0, dopieta erdhi nga lojtari i Shqipërisë.

Fillimisht në minutën e 27, atje ku Sadiku dërgoi topin në rrjetë pasi sfera mbeti brenda zonës. E majta ishte e fuqishme dhe mposhti portierin kundërshtar. Gjithashtu edhe në pjesën e dytë do të shënonte me një penallti që u kontestua shumë nga Tenerife, por u akordua me VAR. Pas këtyre golave, Sadiku shkon në kuotën e 6 realizimeve me Malagan në Spanjë. /Sport Ekspres/