Armando Sadiku i futet politikës

Politika dhe sporti: në Shqipëri rrallë janë përmendur për mirë dhe zakonisht politika e ka marrë në qafë sportin, si gjithçka tjetër në këtë vend.

Megjithatë, në kohë fushate zgjedhore, sporti kthehet në plan të parë dhe bëhen premtime pa fund.

Shumë sportistë në të shkuarën janë bërë pjesë e fushatave zgjedhore, por rrallë kemi parë që një futbollist me emër si Armando Sadiku të dalë hapur, duke u bërë pjesë e spotit elektoral të Partisë Socialiste.

Pikërisht në ditën e largimit të Xhani De Biazit, kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e vet një spot ku shfaqet ylli i kombëtares shqiptare, i cili fton shqiptarët të votojnë për PS-në.

One thought on “Armando Sadiku i futet politikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *