Armando Broja po përgatitet nga Frenk Lampard, sulmuesi shqiptar shihet vetëm në ekipin e parë

Armando Broja vazhdon të përgatitet nga legjenda Frenk Lampard. Sulmuesi shqiptar është grumbulluar sërish në ekipin e parë, ndërsa po stërvitet me gjithë yjet e tjerë londinezë.

Prej disa kohësh janë kthyer sytë nga lojtari shqiptar, duke parë se tek të rinjtë u kthye në makineri golash, ndërsa të njëjtin sukses e pati edhe te Chelsea U-23. Broja ka qenë sërish në skuadrën e parë në stërvitje, ndërsa do të vazhdojë me grupin tjetër deri ditën e nesërme, që janë edhe përgatitjet e fundit.

Ditën e dielë Chelsea do të përballet ndaj Evertonit në takimin e vlefshëm për “Premier League”. Jo pak janë shanset që Broja të debutojë tek të grumbulluarit në kampionatin anglez, ndërsa së fundmi shkoi me skuadrën në “FA Cup” ndaj Liverpulit, për t’u pasur si rast emergjence. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *