Armando Broja pas ndeshjes me Austrinë: Dy gola të çuditshëm, shpresoj për Kombëtaren A

Armando Broja është sulmuesi që sjellë entuziazëm tek të rinjtë që drejtohen nga Alban Bushi dhe një element i mirë për Kombëtaren A, që mund të vëzhgohet nga Reja. Sulmuesi i Chelseat ka dhënë shumë shkëndija edhe në humbjen e sotme me rezultatin 0-4 ndaj Austrisë, duke tentuar shpeshherë aksione individuale.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, Broja është shprehur se ishte disi i çuditur me mënyrën sesi kundërshtari ka arritur të shënojë dy golat e parë, pasi kuqezinjtë po luanin më mirë se ta.

“Në ndeshjen sot kemi luajtur më mirë sesa Austria. Thjesht nuk kemi ditur sesi të realizojmë në portën kundërshtare. Ata dy golat e parë që pësuam, nuk e dimë edhe vetë sesi i bën ata. Me këmbë në tokë dhe duke vazhduar kështu, shpresoj të më thërrasin në Kombëtaren A. Fusha ishte disi në gjendje të keqe dhe kjo bëri që të humbisja dhe nja dy raste, pasi nuk arrita ta kontrolloja në mënyrën e duhur topin”, ka thënë Armando Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *