Armando Broja dhe golat, tani i shënon edhe Totenhemit U-18

Armando Broja nuk ndalet me golat e shënuar duke qenë sulmuesi më në formë shqiptar. Aktualisht Chelsea U-18 po fiton me rezultatin 3-0 ndaj Totenhemit U-18 dhe po luhet ende pjesa e parë.

Goli i tretë erdhi nga Broja pas një krosimi dhe gabimi në mbrojtjen e miqëve, që është shfrytëzuar më së miri nga lojtari shqiptar. Mundësi të mira kishte që në fillimin e ndeshjes, por nuk vonoi shumë tundja e rrjetës prej tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *