Armando Broja bëhet gati për ekipin e parë të Chelseat, në Angli janë të sigurt për ftesën e Lampard

Marash Kumbulla duke u kërkuar nga ekipet më të mira në Europë, Rei Manaj duke u llogaritur në stërvitje edhe nga ekipi i parë i Barcelonës, ndërsa Armando Broja pret ftesën e Lampard që është vetëm çështje kohësh. Gjatë gjithë kësaj kohe Shqipëria nuk ka pasur asnjë yll të vetëm që të dallojë mbi të tjerët, që të luante në skuadra të nivelit të lartë, por papritur po lindin më shumë se tre yje të shndërritshëm.

Mediat angleze po e shtojnë presionin te Frenk Lampard, për t’i dërguar ftesën në ekip të parë Armando Brojës. Kjo falë punës së madhe të sulmuesit shqiptar, që në fitoren e djeshme të londinezëve U-18 me rezultatin 7-0 ndaj Ëolverhampton, ka dhuruar 3 asist dhe ka fituar një penallti.

Më shumë se kaq nuk mund të bëhej, ndërsa kjo është vazhdimësia e një pune të madhe që ka nisur prej fillimit të sezonit. Në orët e fundit është “Chelsea News”, “Football London”, të cilat shkruajnë se Broja është gati për t’u gjendur në ekipin e parë të Chelseat. Sulmi i këtyre të fundit nuk po arrin të shprehej atje ku duhet, ndërsa dështuan që të bëjnë ndonjë transferim të njohur në merkaton e janarit. Pikërisht për këtë arsye, sytë do të hidhen sërish te akademia, ashtu si Lampard ka bërë në këtë kohë dhe atje do të gjejnë vetëm një emër…Armando Broja. Mbetet vetëm çështje ditësh që të dëgjojmë se ky futbollist është grumbulluar në ekip të parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *