Armand Duka zyrtarisht “ministër”, tani edhe një kuqezi në UEFA

0

Armand Duka kandidoi për t’u bërë pjesë e Komitetit Ekzekutiv dhe ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për diçka të tillë. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit arrin një suksesin personal, që sjell të mira edhe për futbollin shqiptar. Në një pozicion të tillë nuk ka pasur në të shkuarën ndonjë shqiptar, çka e fut Dukën edhe në histori.

Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katër vjeçar. Për herë të parë në…

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Donnerstag, 7. Februar 2019

NJOFTIMI I FEDERATËS – Sot në Romë është zhvilluar Kongresi i 43-të i UEFA-s që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4 -jeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian. Në këtë Kongres Aleksandër Ceferin u rizgjodh President i UEFA-s duke marrë një mandat për katër vitet në vazhdim.

Detyrat dhe përgjegjësitë e një anëtari të Komitetit Ekzekutiv në UEFA – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s. Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 antarë të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s, dy antarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Europianë (ECA) dhe një antar që zgjidhet nga Ligat Europiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë antarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.

#uefacongress

A post shared by Armand Duka (@armand_duka) on

Anëtarët dhe zëvendëspresidenti – Komiteti Ekzekutiv nuk mund të ketë më shumë se një anëtar nga një federatë që është anëtare e UEFA-s. Ky rregull nuk aplikohet për anëtaret femra ose për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe Ligat Europiane. Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv, me përjashtim të Presidentit dhe anëtarëve të gjinisë femërore, ka një rol aktiv (për shembull president, Zëvendëspresident, sekretar i përgjithshëm ose administrator i deleguar) në Federatën respektive. Komiteti Ekzekutiv zgjedh një zëvendës president të parë, katër zëvendës president të tjerë nga propozimet e Presidentit të UEFA-s. Presidenti mund ti japë funksione specifike ndaj cilitdo nga zëvendës presidentët.

Zgjatja e mandatit – Mandati i Presidentit dhe i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur në Kongres ka një kohëzgjatje katër vjeçare. Tetë anëtarë dhe presidenti, zgjidhen çdo dy vite. Zgjatja e mandatit të dy anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe nga Ligat Europiane është katër vjeçare. Asnjë person nuk mund të jetë president ose anëtar i Komitetit Ekzekutiv më shumë se tre mandate, si radhasi por edhe të ndarë. Nuk mund të zgjidhen anëtarë me moshë mbi 70 vjeç. Nëse një vend lihet vakant, në Kongresin e zakonshëm të radhës zgjidhet një anëtar zëvëndësues deri në fund të mandatit të atij që largohet. Nëse vendi lihet vakant gjatë vitit të fundit të mandatit nuk zgjidhen anëtarë zëvendësues.

Mandati i presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv fillon me mbylljen e kongresit në të cilin zgjidhen dhe përfundon në mbyllje të kongresit në të cilin zëvendësuesit zgjidhen dhe ratifikohen.

Pushteti – Komiteti Ekzekutiv mund të adoptojë rregulla dhe vendime mbi të gjitha çështjet që nuk kanë të bëjnë në juridiksionin legal ose statutor të Kongresit të UEFA-s ose të një organi tjetër. KE administron UEFA-n, me përjashtim të rasteve kur të tilla aktivitete janë deleguar, ose disa detyra menaxhimi i janë deleguar nga Statutet e UEFA-s presidentit të UEFA-s ose Administratës UEFA.

Detyrat – Komiteti Ekzekutiv kryen këto aktivitete që kanë karakter të patransferueshëm:

*Kontrolli i përgjithshëm i UEFA-s dhe komunikimi i udhëzimeve të nevojshme
*Përcaktimin e strukturës organizative
*Monitorim dhe supervizim i (Regolamentazione e supervisione della contabilità
*Zgjedhjen e pesë anëtarëve të Komitetit UEFA për administratën dhe disiplinën si edhe komunikimin e termave referues.
*Zgjedhja e një Sekretari të Përgjithshëm dhe një zëvendës sekretari të përgjithshëm nga propozimi i Presidentit
*Shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm ose zëvendës sekretarit të përgjithshëm pas propozimit të Presidentit ose pas një vendimi të mbështetur nga të paktën dy të treta e antarëve të Komitetit Ekzekutiv.
*Supervizim total të administrimit të UEFA-s, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm dhe zëvëndës sekretarin e përgjithshëm, lidhur me respektimin e ligjit, të statuteve, të rregulloreve dhe të urdhëresave; aprovimin e biznes planit vjetor për administrimin e UEFA-s.
*Realizimin e një relacioni të shkruar për tu prezantuar në Kongresin e zakonshëm

Komiteti Ekzekutiv mund të delegojë përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve të saj, ose aktivitetet e supervizimit tek një ose më shumë anëtarë. Komiteti është gjithashtu i autorizuar të delegojë aktivitetet menaxhuese, të gjitha ose pjesërisht, te Presidenti i UEFA-s, te një ose më shumë anëtarë të Komitetit dhe te administrata e UEFA-s.

Mbledhjet – Si rregull i përgjithshëm, Komiteti Ekzekutiv mblidhet çdo dy muaj dhe thërritet nga Presidenti. Presidenti mund të ftojë palë të treta në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv në cilësinë e konsulentëve. Komiteti ka një kuorum të barabartë me gjysmën e anëtarëve votues përfshirë Presidentin e UEFA-s ose, në mungesë të tij, një zëvendës president.

Vendimet – Vendimet e Komitetit Ekzekutiv kanë efekt të menjëhershëm me përjashtim të disa dispozitave të Komitetit Ekzekutiv. Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv ose Presidenti nuk marrin pjesë në çështje ose pika problematike që kanë të bëjnë me Federatën ose skuadra të vendit të tij, ose në raste të tjera që mund të përbëjnë konflikt interesi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg