Duka: Vetëm Zoti mund të më thotë “Mjaft”

0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka lëshuar një intervistë të gjatë për gazetaren Vilma Masha në Supersport, intervistë që do të transmetohet nesër në mbrëmje (ora 21.00), por ndërkohë dalin pasazhe të shkurtra nga intervista dhe një i tillë mjaft interesant lidhet me një pyetje që ka lidhje direkte me rikandidimin e Dukës si president Federate.

“Nëse një ditë do të thoshit “mjaft, stop”, nga se do të vinte kjo? Nga lodhja, apo ndoshta nga ndonjë arsye tjetër?”, pyet Vilma Masha.

Nga Zoti, vetëm Zoti duhet të më thotë mjaft. “Mjaft” thotë ai që nuk ka asgjë, ai që ka, duhet të luftojë gjithnjë për diçka më shumë. Ai që ndien se mund të japë, duhet të vazhdojë të japë, me maksimumin e tij, me përkushtimin e tij, me ndërgjegjen e tij. Mjaft thotë vetëm Zoti”, është përgjigja e Dukës. Mesazhi është i qartë, Duka do të jetë kandidat për kreun e FSHF-së.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.