Armand Duka e tha hapur, kur do të vijë kjo ditë për Superioren?

Financat problem në klubet e Superiores? Në përgjithësi është një problem i futbollit, por ka të bëjë me politikat që klubet ndjekin. Bajerni i Mynihut është një nga klubet me më shumë të ardhura, por kur vjen puna te shpenzimet tregohen të matur.

“Asnjë lojtar nuk vlen 100 milionë euro”. Këtë fjali e kemi dëgjuar shpesh nga drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë. Jo se nuk i kanë milionat, por politikat e tyre janë të qarta. Të tilla duhet t’i kenë edhe klubet tona. Boll me shpenzime pa kriter, me kontrata milionere për lojtarë që i kanë parë vetëm në “Youtube”, ose që në gjashtë muajt e fundit kanë qenë me pushime.

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë që dha ditë më parë për “Top Channel”, ishte i qartë dhe u dha një mesazh të rëndësishëm drejtuesve të klubeve.  “Klubet nuk duhet të tentojnë të paguajnë më tepër se sa i kanë kapitalet e tyre. Ky është një gabim i madh. Çdo klub duhet të ketë një buxhet të parashikuar dhe të mbulojë shpenzimet me vetë të ardhurat që vijnë nga klubi nga vetë futbolli, nga të ardhurat e të drejtës televizive, nga të ardhurat e biletave e sponsorëve, etj. Ka qenë një lloj periudhe tranzicioni e cila forcohet vit pas viti, për të ardhur në idealen që ne nuk do të lejojmë më klube me bilance negative”.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar di shumë sa i takon biznesit dhe si i tillë ka ardhur në futboll. Pikërisht me këtë sy duhet ta shohin edhe presidentët e klubeve. Nuk është një shpikje e Dukës, e bëjnë klubet europiane, pjesa e shëndoshë sigurisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *