Arlind Nora, kundër Luftëtarit e Lushnjës: Lika e Dedja, zgjedhje të gabuara

0

Arlind Nora mbahet ende mend si një sulmues cilësor dhe me shumë eksperiencë në Superiore, i cili shënonte për çdo ekip që luante. Tani Nora ka marrë edhe licencën UEFA B për trajner dhe ndërkohë ka edhe një eksperiencë si shef klubi te Luftëtari, ndaj mbetet i përfshirë në mënyrë aktive në futbollin shqiptar.

Lëvizjet e fundit në Superiore, me Luftëtarin që ka marrë trajner Hasan Likën dhe Lushnjen që ka firmosur me Hysen Dedjen, kanë mërzitur ish-sulmuesin e njohur, i cili me një status në Facebook ka shprehur mendimin e tij të guximshëm, duke kërkuar të mos shihet më nga e shkuara.

“Hysen Dedja dhe Hasan Lika zgjedhje të gabuara, e kanë mbaruar ciklin. Respekte për atë që i kanë dhënë futbollit shqiptar, por duhen ide të reja. Nevil Dede, Armando Cungu, Bledar Devolli, Dorjan Bubeqi, Gert Haxhiu, Vis Plori etj, janë emrat që mund t’i shihnim të drejtonin ekipet në futbollin modern. Lushnjes do i sugjeroja të zgjidhte midis Devollit dhe Bubeqit. Luftëtari me Cungun do ishte në katërshen e parë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.