Arlind Ajeti ka vendosur, refuzon një ofertë

Arlind Ajeti pritet që të zyrtarizohet në skuadrën e re dhe mbrojtësi do të vijojë të mbetet në Itali. Specialisti i merkatos, Alfredo Pedula, raporton se lojtari ka zgjedhur që sezonin e ardhshëm të luajë me Leçen në Serinë B.

Jo vetëm kaq, por thuhet se së fundmi ai ka refuzuar edhe një ofertë nga jashtë Italisë. Klubi më i përmendur është Legia e Varshavës. Gjithsesi pak rëndësi ka tani. Torino nga ana tjetër e kishte shpallur të “padëshiruar” dhe largimi i tij është një lajm i mirë për ta.

Ndërkohë që ai që gëzon është trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, i cili pret që Ajeti të luajë rregullisht këtë sezon dhe të jetë një nga pikat më të forta të mbrojtjes kuqezi. Te Leçe hapësirat sigurisht që nuk do t’i mungojnë dhe mbrojtësi duhet të tregojë cilësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *