Arkitekti italian mbron me “fanatizëm” Stadiumin!

0
Arkitekti Marco Casamonti, gjate nenshkrimit te marreveshjes mes FSHF dhe kompanise “Albstar”, per ndertimin e stadiumit te ri te kryeqytetit, ku eshte prezantuar dhe projekti i stadiumit. /r/n/r/nArchitect Marco Casamonti, during the signing of the agreement between AFF and the company "Albstar" for the construction of the new stadium of the capital, where it was introduced and the stadium project.

Marko Kazamonti, arkitekti italian i studios që projektoi stadiumin “Arena Kombëtare” ka bërë një analizë të gjatë ku mbron idenë e tij për projektin e paraqitur. Italiani mbron arsyet pse ky stadium nuk mund të ndërtohet  në periferi, përse i nevojitet një hapësirë e konsiderueshme multi-funksionale dhe se përse janë ruajtur fasadat si pjesë e trashëgimisë kulturore. Më poshtë vjen i plotë shkrimi i tij në kuadër të debateve të shumta që ka ngjallur ky projekt.  “Gjatë ditëve të fundit, pas prezantimit të projektit të Stadiumit të ri Kombëtar, është hapur një debat i  gjerë mbi nevojën dhe mbi saktesinë e planit kulturor dhe arkitektonik të projektit. Kur e pranuam detyrën për projektimin e stadiumit të ri nga kompania Albstar  për tenderin vlerësuam me kujdes, siç bëjmë gjithmonë, korrektësinë dhe konkretizimin e hipotezave projektuese në bazë edhe të përvojes së arritur në Itali me ndërtimin e stadiumit në Udine si pasojë e ristrukturimit të stadiumit të mëparshëm,  si dhe verifikuam nëse hipoteza e projektit ishte në përputhje me parimet e respektimit dhe vlerësimit të identiteteve të ndryshme kulturore në kontekstet ku operojmë, si dhe në bazë të një linje mendimi që gjithnjë ka drejtuar  zgjedhjet tona arkitektonike.

 

Do të përpiqemi të përgjigjemi me pika, nëse është e mundur edhe në mënyrë specifike disa pohimeve që i konsiderojmë të pa sakta: Pse të mos ndërtohet stadiumi i ri në periferi siç pretendohet nga disa përfaqësues të politikës dhe kulturës shqiptare që kundërshtojnë projektin aktual? Së pari tenderi i kërkonte kompanive dhe projektuesve të projektonin “Stadiumin e ri Kombëtar”, pra nuk bëhet fjalë për një stadium çfarëdo por për një Arenë që duhet të përfaqësojë një monument në gjendje të kujtojë jo vetëm një infrastrukturë për sportin, por një ndërtesë me vlerë për të gjithë qytetin, madje edhe për të gjithë vendin, atëherë përse të ndryshohet plani origjinal i qytetit dhe të vendoset një strukturë e tillë jashtë perimetrit ku e kishin imagjinuar projektuesit që projektuan Tiranën? Pse të tradhëtohet  apo prishet ideja e pozicionimit të stadiumit përbri Universitetit duke ndryshuar idenë antike sipas së cilës sporti dhe kultura  përfaqësojnë dhe përfaqësonin motivet thmeluese të imazhit të ri të qytetit? Sipas nesh, respektimi i historisë dhe i traditës imponon që stadiumi për ekselencë, stadiumi kryesor, me pak fjalë Arena kombëtare duhet të qendrojë në vendin ku e kishin imagjinuar Armando Brazini dhe Gerardo Bozio, në terminalin e aksit kryesor urban.

Arkitekti Marco Casamonti, gjate nenshkrimit te marreveshjes mes FSHF dhe kompanise “Albstar”, per ndertimin e stadiumit te ri te kryeqytetit, ku eshte prezantuar dhe projekti i stadiumit./r/n/r/nArchitect Marco Casamonti, during the signing of the agreement between AFF and the company "Albstar" for the construction of the new stadium of the capital, where it was introduced and the stadium project.
Arkitekti Marco Casamonti, gjate nenshkrimit te marreveshjes mes FSHF dhe kompanise “Albstar”, per ndertimin e stadiumit te ri te kryeqytetit, ku eshte prezantuar dhe projekti i stadiumit. /r/n/r/nArchitect Marco Casamonti, during the signing of the agreement between AFF and the company “Albstar” for the construction of the new stadium of the capital, where it was introduced and the stadium project.

Përveç elementeve të karakterit historik, janë dhe shumë elementë të tjerë bashkëkohor, pasi siç dihet një stadium zë një hapsirë, një sipërfaqe prej më shumë se një hektari. Meqënëse toka, siç dhe dihet, është një burim që nuk mund të riprodhohet, duke mbajtur gjallë stadiumin e vjetër, por tashmë i pa përshtatshëm për të kryer funksionin e tij si një vend për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit sepse është krejtësisht jashtë çdo norme ndërkombetare aktuale, ndërtimi i një stadiumi tjetër do të thotë të konsumohet një tjetër hektar toke siperfaqe, si dhe braktisje e stadiumit të vjetër. Si përfundim një humbje totale, një qendrim në kundershtim të çdo kriteri aktual të qendrueshmërisë. Gjithashtu dikush, që sipas mendimit tonë propozon teza të vjetra dhe të gabuara, ka thënë se problemi aktual i qytetit është mbipopullimi dhe se duhet ndërtuar jashtë kontekstit të konsoliduar, ndërsa të gjithë njohësit dhe dashamirësit e qytetit mbështesin sot pikërisht të kundërtën, domethënë që nevojitet “rritja e densitetit” sepse duke zgjeruar qytetin do të thotë krijimi i kushteve anti urbane, duke shtuar trafikun dhe ndotjen. Një qytet i dëndur dhe i gjallë, ku pikat qëndrore dhe më të rëndësishme të qytetit mund të harrohen duke lëvizur në këmbë, nga Universiteti tek stadiumi, nga teatri tek muzetë, do të thotë të konceptosh dhe aspirosh në një qytet me dimensione njerëzore dhe jo me makina. Nëse modeli është qyteti europian dhe jo qyteti amerikan, atëherë ideja e një dendësie të lartë dhe zhvillimi i zonave qëndrore shkon në drejtimin e saktë të konsiderimit të strukturave historike si pjesë aktive e jetës bashkëkohore. Ideja se qyteti i të tanishmes është periferia dhe që nënkupton që qyteti historik është qyteti i kujtesës, tezë që mbështet arkitekti Raça në një shkrim të tijin, është një ide që e konsiderojmë në kundërshtim me idenë e një qyteti që vepron si një trup i unifikuar dhe që përpiqet të realizojë qendrën e tij historike dhe për pasojë konsolidimin e zonave të jashtme. Së dyti, projekti i stadiumit të ri përbën një sistem të ri të përqëndruar në idenë e vlerësimit të hapsirave publike dhe idesë së sheshit duke hapur hapsira të reja, zona të reja dhe të sipërfaqeve të reja, që më parë ishin private, për komunitetin.

Kasamonti1

Gjithashtu, është e çuditshme që shumë prej tyre nuk e kanë vënë re, por mund të jetë dhe një gabim komunikimi dhe nga ana jonë gjatë prezantimit të projektit (edhe pse vizatimet që e shoqëronin duhet të ishin të qarta), se plani i ri i qytetit eliminon rrugën e makinave përballë fasadës së stadiumit duke e mbuluar dhe bashkuar me sheshin aktual me qëllim rritjen e hapsirës së rëndësishme për këmbësorët midis Kolonave, sheshit Nënë Tereza dhe fasadës së vetë stadiumit, pra edhe njëherë një përforcim i idesë origjinale të sheshit por që sot është pothuajse e humbur. Së treti, vlera e kontekstit monumentalo-historik dhe vlerësimi i saj.  Pikërisht, vlerat historike arkitektonike dhe monumentale të kompleksit origjinal kanë udhëhequr cdo zgjedhje të projektit, aq sa fasada e re e stadiumit është dizenjuar për të përfshirë dhe ekspozuar fasadën origjinale që është thelbi i propozimit  të realizuar nga arkitekti Bosio. Së pesti, vlera e një stadiumi shumëfunksional. Stadiumi bashkëkohor duhet përdorur të shtatë ditët e javës e rreth tij të zhvillohen aktivitete të lidhura me sportin dhe kohën e lirë, dyqane dhe shërbime në mënyrë që të ketë lëvizje përgjatë gjithë vitit. Stadiumi i Tiranës kishte rreth perimetrit të tij shërbime tregtare dhe dyqane, prandaj dhe hipoteza e re  respekton këtë vendosje, duke ju lejuar mjediseve përreth stadiumit që kenë gjallëri gjatë vitit. Nga pikpamja funksionale, stadiumi është ideuar edhe për organizimin jo vetëm të ndeshjeve të futbollit, por edhe të eventeve, spektakleve dhe koncerteve duke zgjeruar ofertën kulturore të një zone historikisht kulturore dhe edukative. P.S. është e habitshme që një arkitekt të mos dallojë dot në koherencën e gjuhës së të njëjtit autor, ndryshimet domethenëse që karakterizojnë projekte “4 Evergreen” Kullën e Arteve të Milanos dhe projektin e fundit të stadiumit të Tiranës, mbase pak më shumë vëmendje e më pak cektësi do të mund të sillnin kontribute të rëndësishme për një debat të kthjellët dhe interesant për arkitekturën.

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image