Arjan Peço: Panuçi prepotent, Kombëtarja pa identitet

Përgjithësisht është i balancuar dhe i kujdesshëm në deklarata. I’a kërkon etika e punës në Zvicër, te klubi më i madh atje, Bazeli. Por, këtë herë Arjan Peço vendosi të mos kursehej.

Kritika të hapura për trajnerin Panuçi, në lidhje direkte me emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”. I pakënaqur nga fjalët dhe argumentat e kolegut italian, pas humbjes në Skoci, Peço u shfaq i ashpër, mbi të gjitha për situatën që Panuçi ka krijuar në ekip dhe për amullinë taktike.

“Trajneri sillet si prepotent. Ai cakton deri te orari kur lojtarët duhet të pinë kafen e mëngjesit, apo edhe çajin në mbrëmje. Lojtarët duken në daljet në media, që janë si të ndrydhur. Në skuadër duket sikur mungon komunikimi i trajnerit me futbollistët”.

Për ndryshimet e shpeshta në skema dhe lojtarë, Peço tha: “Ka amulli. Njëherë duam të luajmë si Barcelona, njëherë si Anglia. Duhet të përcaktojmë një herë e mirë se në çfarë mënyre duam t’i arrijmë rezultatet. Më parë me De Biazin këtë e bënim duke u mbrojtur mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *