Arjan Peço: Nevojitet analizë për gjendjen e Shqipërisë

Një e kaluar e suksesshme si futbollist, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares kuqezi, dhe po kaq i suksesshëm edhe tani në karrierën si trajner, ku drejton me sukses ekipin e 21-vjeçarëve të Bazelit. Edhe pse jeton dhe punon në Zvicër, Arjan Peço vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet rreth Kombëtares shqiptare, ndërsa në “Proçesin Sportiv” në “Top Channel” analizoi situatën në skuadër.

“Në Izrael ishte ndeshja më e mirë në epokën Panuçi, për loëjn që bëri skuadra, ku dominoi në fushë dhe krijoi shumë raste. Ndërsa në aspektin e rezltatit, erdhi kjo humbje që na nxorri nga gara për vendin e parë. Të gjithë menduan se do na shkonte shumë mirë. Disfata me Skocinë dhe Izraelin dhe në mes problemet me trajnerin, me zgjedhjet e lojtarëve, ndryshimet e shumta në skuadër. Këto situata duhen analizuar, për të parë përse Shqipëria është këtu ku është”.

“Ka patur shumë oshilacione prej periudhës kur Panuçi ka marrë drejtimin e Kombëtares. Më tepër është problem i lojtarëve që kemi në disopzpiocion. Ne jemi Shqipëria dhe nuk kemi luksin të provojmë 3-4 lojtarë në çdo ndeshje. Mungesa e Sadikut peshon shumë, por është e vërtetë se në Izrael kemi bërë ndeshjen më të mirë nën drejtimin e këtij trajneri”.

“Goli i parë i tyre ishte një skemë, me top të gjatë nga portieri në rivënie fundore dhe që na nxorri zbuluar. Duhet dhënë merita kundërshtarit për mënyrën sesi e shënuan atë gol. Unë kam një teori për këtë që po ndodh me trajnerin: Panuçi donte të distancohej menjëherë nga De Biazi dhe këtë e bëri me filozofi të re loje dhe me lojtarë të rinj. Përveç eksperimenteve me emra, eksperimentoi edhe me mënyrën e lojës. Kjo solli shumë oshilacione me performancën, me lojtarët dhe erdhi një moment, që u kthye te skema e tij e preferuar 4-3-3. Pasi provoi shumë mënyra rreshtimi, vendosi të luante me një sistem loje, i cili nuk i shkon shumë për shtat Shqipërisë. Besim Panuçit? Duhet dhënë patjetër besim, sepse është një projekt i ri, të cilit i nevojitet kohë. Por, varet edhe nga ato që janë objektivat e përcaktuara nga federata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *