Aristokratët kundër punëtorëve/ Sejdini: Kukësi se dinte ku ishte, Nabueze i tërheq zvarrë ata

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Kukësit dhe të thyej mallkimin prej disa vitesh pa ia dalë kundër verilindorëve. Goli i vetëm i takimit do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë nga Nabueze. Një lojtar ky që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe përtej golit të shënuar, duke qenë një hall koke për mbrojtësit e Kukësit.

Trajneri Faruk Sejdini e ka parë këtë përballje si një ndeshje mes aristokratëve dhe punëtorëve. Gjithashtu shprehet për “Ora Sport” se vetëm Nabueze i tërhiqte zvarrë lojtarët e Kukësit nëse nuk do të shpenzonte edhe shumë energji.

“Kukësi nuk e dinte ku ishte. Nabueze nuk duhet të harxhoj kaq shumë energji nëse do të ishte më i freskët do t’i tërhiqte zvarr futbollistët e Kukësit. Cungu nuk duhet t’i kërkoj që kthehet kaq shumë pas. Ekipi i Duros nuk la asnjë shenjë në këtë ndeshje. Kukësi luan si aristokrat ndërsa Laçi hyn në fushë si punëtor dhe në fushë ishte ekipi që dominoi”, ka thënë Sejdini. /Sport Ekspres/