Arias: Atletiko i hap punë çdo skuadre, Juventusi s’bën përjashtim

0

Santiago Arias nuk e pati të lehtë përshtatjen në futbollin spanjoll, por me kalimin e muajve kolumbiani arriti të përshtatej me futbollin spanjoll. Tanimë lojtari i lindur në Medejin ka siguruar një vend titullari duke lënë në stol një emër si Huanfran, i cili prej vitesh ishte një pjesë e rregullt e mbrojtjes së Simeones.

Në prag të ndeshjes me Juventusin, 27-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ku ka folur për forcën e kundërshtarit dhe për përshtatjen në Spanjë.

“Ndeshja kundër Juventusit është e rëndësishme dhe e vështirë. Tani kemi për detyrë të tregojmë sa vlejmë përballë një kundërshtari të madh. Atletiko nuk ka mbërritur në këtë fazë pa meritë”.

“Në Champions ndodhen vetëm ekipet më të mira. Ne besojmë te aftësitë. Nëse shfaqim potencialin tonë të plotë jemi të aftë t’i hapim probleme çdo ekipi, Juventusit s’bën përjashtim”.

“Unë jam i mendimit se në futboll vendos gjithmonë grupi. Skuadra më e përqendruar do të fitojë. Kemi arritur në pjesë të sezonit ku nuk mund të bëjmë më gabime”.

“Futbolli në La Liga është ndryshe nga ai në Holandë. Në Spanjë janë më të kujdesshëm në aspektin e fazës mbrojtëse, por sërish më lejohet që të dal përpara e të ndihmoj sulmin. Simeone po ndihmon shumë. Prej tij po mësoj gjithnjë gjëra të reja”, përfundoi Arias.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.