Argumentet e Alegrit: Ju tregoj pse Ronaldo e meriton “Topin e Artë”

Masimiljano Alegri është i qartë: Kristiano Ronaldo e meriton ta fitojë “Topin e Artë”. Trajneri i Juventusit në fakt është i detyruar ta thotë diçka të tillë, pasi kërkon t’i marrë maksimumin portugezit. Në një prononcim të dhënë për mediat, ai jep edhe argumentat se pse Ronaldo duhet ta marrë trofeun.

“Kristiano meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ për gjithçka ka bërë: për golat e shënuar, trofetë që ka fituar dhe për atë që po bën këtë sezon gjithashtu. Ai është lojtar i klasit botëror dhe na ka çuar ne në një tjetër nivel, pasi ka sjellë përvojë ndërkombëtare dhe ua ka rritur besimin të gjithëve”.

Alegri flet edhe për garën këtë sezon: “Kemi dy rrugë për të përshkruar. Njëra është në Serinë A, që është shumë e gjatë dhe herë pas here del jashtë korsie gjatë ndeshjeve. Duhet të punojmë fort në Itali, pasi ka disa ekipe të mira si Napoli dhe Interi. Zikaltrit janë rritur dhe janë një ekip i fortë. Napoli është gjithashtu, pasi Ançeloti ka marrë vendin e Sarrit.

Rruga tjetër është në Champions League, ku e gjejmë veten përballë ekipeve që lënë më shumë hapësira dhe ku përqendrimi është më i lartë për shkak se është një kompeticion i shkurtër. Nuk do të jetë e lehtë për ta fituar atë, pasi janë disa pretendentë të fortë, siç është Barcelona. Duhet të jemi të mirë dhe të kemi fat”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *