Argjentinë mediokre, Botërori në fije të perit

Argjentina rrezikon seriozisht të mos shkojë në Kupën e Botës dhe ai shpesh në dekadën e fundit, po luan me zjarrin. Edhe sot në orët e para të mëngjesoit kombëtarja albiceleste dështoi, duke barazuar 1-1 në fushën e vet ndaj Venezuelës së dobët.

Mesi si peshku pa ujë, planet më vete që rrotullohet shumë larg satelitëve të tjerë, ndërsa Dibala i zbehtë dhe Ikardi dështim ishin pasqyra më e mirë e një ndeshjeje ku Argjentina dominoi, por pa ide e klas.

Venezuela shënoi e para në fillim të pjesës së dytë në kundërsulm, Argjentina barazoi me autogol 30 minuta para fundit dhe kaq. Dështim. Argjentina ka marrë vetëm dy pikë në tre ndeshjet e fundit, është në zonën play-off dhe i mbeten dy finale, me Perunë në shtëpi dhe më pas në Ekuador.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *