Argjentina s’ka vend për Ikardin, rikthehet “pleshti”

0

Kombëtarja e Argjentinës po përgatitet për miqësoret që do të zhvillojë në fund të këtij muaji, ku përballë do të ketë Venezuelën dhe Marokun. Së fundmi, trajneri i përfaqësueses, Lionel Skaloni, ka publikuar listën e të grumbulluarve.

Është rikthyer Leo Mesi në kombëtare, me kapitenin që mungonte në miqësoret e fundit, ndërsa në sulm është konfirmuar përsëri Lautaro Martinez. Mauro Ikardi mbetet jashtë grumbullimit, kjo dhe për shkak të ngjarjeve të fundit mes tij dhe klubit të Interit.

Ndërkohë, në sulm gjithashtu janë pjesë edhe Benedeto, Gonzalo Martinez, apo Suarez i  River Plejt. Ndërkohë, nga ana tjetër, Serxho Aguero dhe Gonzalo Higuain janë konfirmuar sërish jashtë grumbullimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.