Argjentina shpall listën, një javë kohë për “krasitjen” finale

0

Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli, ka një siklet të madh para Kupës së Botës, sepse duhet të vendosë cilët lojtarë do të shkojnë në Rusi e cilët do të “digjen”. Nuk është e lehtë, sepse Argjentina ka yje sidomos në repartin e sulmit, ku debati është shumë i nxehtë në lidhje me ata që do të mbeten jashtë.

Për momentin Sampaoli ka grumbulluar 35 lojtarë, duke përshirë edhe emrat e shumëdiskutuar si Ikardi e Dibala.

Të hënën e ardhshme do të shpallet lista përfundimtare për Kupën e Botës dhe aty do të nisë debati i madh, sepse çdo dështim i Argjentinës do ta ketë gati arsyen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.