Argjentina, për hakmarrje kundër Kilit

0

Fushata kualifikuese për botërorin 2018 në Amerikën e Jugut rikthehet me dy ndeshje të mëdha, ku Argjentina do të presë Kilin, ndërsa Brazili do të vizitojë Uruguain. Pa dyshim që vëmendja kryesore do të jetë në “Estadio Monumental” të River Plejtit ku skuadra e Mesit me shokë do të presë Kilin në një takim kyç për ecurinë e mëtejshme të këtyre dy ekipeve drejt botërorit “Rusi 2018”. Pa dyshim që për Argjentinën kjo është një mundësi e artë për hakmarrje, pasi Kili është skuadra që i ka shkaktuar dhembje të mëdha në dy edicionet e fundit në Kupën e Amerikës së Jugut, duke e mundur dy herë në finale. Kupa e Amerikës e vitit 2015 dhe Kupa e 100 vjetorit (Copa Centenario) janë dy plagë ende të freskëta në Argjentinë, duke shkaktuar kjo pak trazira, madje çuan deri në tërheqjen e përkohshme të Lionel Mesit nga kombëtarja argjentinase – më pas “Pleshti” ndërroi qëndrim duke bërë hapa pas.

Si vjen Argjentina? – Pas një pjese të parë të kualifikueseve tepër të ndërlikuara e të mbushura me polemika, Argjentina e mbylli vitin me fitoren e pastër 3-0 kundër Kolumbisë. Megjithatë hijet qëndrojnë mbi Argjentinën, duke parë rendimentin e saj shumë të dobët në sulm, pavarësisht se në përbërje ka sulmuesit nga më të mirët në botë. Ndërkaq, te Argjentina lojtarët dhe stafi janë në një luftë të hapur me shtypin vendas pas incidentit me Ezekiel Lavecin, ku sulmuesi u akuzua për përdorim narkotikësh gjatë grumbullimit të kombëtares. Për takimin kundër Kilit, trajneri Bauza do të ketë vetëm dy mungesa, mbrojtësin Pablo Zabaleta dhe mesfushorin Paulo Dibala, të dy të dëmtuar.

Si vjen Kili? – Skuadra e drejtuar nga Huan Antonio Pici duket e dënuar për të mos humbur në “Estadio Monumental”, sepse do të ndërlikonte edhe më shumë rrugëtimin e saj drejt botërorit në Brazil. Në fakt është për dy ekipet kështu, duke parë dhe renditjen aktuale në grupin e Amerikës së Jugut. Kili vjen në këtë takim pas tri takimesh radhazi pa humbje, por mungesa e madhe e ekipit të drejtuar nga Pici do të jetë kapiteni Arturo Vidal i pezulluar me kartonë. Ndërkaq në mëdyshje për aktivizimin është dhe Aleksis Sançez. ylli i Arsenalit është stërvitur rregullisht në ekipin, por për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm, në minutën e fundit.  

Formacionet e mundsme

Argjentina: Romero – Merkado, Otamendi, Roho, Mas – Bilia, Maskerano – Mesi, Aguero, Di Maria – Higuain

 Kili: Bravo – Isla, Medel, Hara, Busezhur – Diaz, Valencia, Hernández – Vargas, Fuenzalida, Aleksis

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here