Argjentina harron lojtarin në hotel, ishte në… tualet

Nuk ishte askund në stadium… sepse ndodhej në tualet. Në miqësoren, që Argjentina luajti me Meksikën, ndodhi një episod sa i papritur, aq edhe i ppazakontë. Protagonist ishte Gaston Himenez, futbollisti i Velez.

Sipas asaj që raporton “Olè”, drejtuesit e skuadrës dhe stafi teknik e harruan mesfushorin “Albiceleste” në hotelin ku ishte akomoduar ekipi. Të gjithë u grumbulluan në hollin e hotelit dhe u nisën drejt Mendozas, aty ku u zhvillua ndeshja e fituar 2-0 me golat e Ikardit dhe Dibala.

Arsyeja? Në momentin kur futbollistët dhe stafui hipën në autobus, për t’u paraqitur në stadium, Himenez ndodhej në tualet dhe mungonte në apel. Një detaj, të cilin askush nuk e kuptoi në kohën e duhur. Mungesa e futbollistit u vu re vetëm pas mbërritjes së skuadrës në impiant.

Pas kësaj ngjarje, disa zyrtartë të federatës argjentinase u kthyen në hotel. Himenez gjeti një mënyrë transporti, por fatkeqësisht u paraqit me vonesë në stadium, duke u detyruar të qëndronte përgjatë gjithë 90 minutave në stolin e rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *