Argjentina grumbullon mbrojtësin e Fiorentinës, rojet e sigurisë nuk e lejojnë të hyjë në qendrën stërvitore

Mbrojtësi German Alehandro Pecela nuk është një ndër futbollistët argjentinas më të njohur në botë, por ajo që i ka ndodhur sot është e paharrueshme.

Pas startit të mirë sezonal te Fiorentina, ish-mbrojtësi i Betisit ka merituar grumbullimin në kombëtare, për herë të parë në karrierën e vet.

Moment magjik, por fillimi i aventurës me kombëtaren ka qenë për t’u harruar: Pecela është paraqitur në qendrën stërvitore të Argjentinës në Buenos Aires dhe aty nuk është lejuar të futet!

Rojet e sigurisë nuk e kanë njohur dhe as ia dinin emrin fare, kur Pecela u tha kush ishte. Më pas, u konsultua lista e trajnerit Horge Sampaoli dhe qendërmbrojtësi u detyrua të tregonte një mjet identifikimi, për t’i bindur të gjithë që ishte ai.

Po flasim për Argjentinën e Mesit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *