Argjentina gjen pasuesin e Sampaolit, ish-trajneri pranë rikthimit

Federata e futbollit të Argjentinës duke se nuk ndërmend t’i japë një shans trajnerit të pëkohshëm të kombëtares Lionel Skalionit. Sipas raportimeve në mediet argjentinase, gjatë ditëve të fundit ka pasur një takim midis kreut të federatës, Çiki Tapia dhe teknikut të njohur argjentinas Gerardo Martino, i njohur ndryshe si Tata Martino.

Ish-trajneri i Barcelonës, tani punon në Amerikë, ku është trajneri i skuadrës së Atlanta Junajtid. Marrëveshja midis palëve do të jetë e vështirë për t’u arritur, pasi tekniki argjentinas ka një kontratë afat gjatë me ekipin amerikan.

Por “ngërçi” mund të zgjidhet me anë të një marrëveshje, ku Martino mund të jetë në gjendje të trajnojë të dyja klubet njëkohësisht.  Duhet theksuar se Martino ka qenë trajneri i dy herë kampionëve të botës gjatë viteve 2014-2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *