“Arena Kombëtare” tërheq vëmendje edhe nga Italia, e quajnë “Uembli i Ballkanit”

Jehona e stadiumit të ri të Shqipërisë, “Arena Kombëtare”, ka mbërritur edhe përtej Adriatikut, ku mediat italiane i kanë kushtuar artikuj këtij impianti nga më modernët në Ballkan. “Uembli i Ballkanit” do e quante gazeta torineze “Tuttosport” shtëpinë e re të kuqezinjve që do të inagurohet ditën e dielë ndaj një kundërshtari të madh si Franca.

Ndërkohë edhe gazeta “Corriere dello Sport” ka përgatitur një artikull në versionin e saj print enkas për stadiumin e “Arenës Kombëtare”, duke theksuar edhe se gjatë ndeshjes së parë të luajtur në të do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit edhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Natyrisht që një interesim i tillë nga Italia është i kuptueshëm, duke pasur parasysh investimin e bërë ër këtë stadiu, që për hir të së vërtetës është një nga më të mirët në Ballkan dhe me kushte të stadiumeve më të njohura europiane./Sport Ekspres/