“Arena Kombëtare”, shfaqen tribunat e reja

Stadiumi kombëtar që do të inaugurohet në fund të vitit, Arena Kombëtare, është duke marrë formë. Pasuesi i të famshmit “Qemal Stafa” tashmë po duket qartë si do të jetë, sepse tribunat janë duke u ngritur dhe pamjet e fundit publikuar nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit tregojnë qartë avancimin e punimeve me ritme mjaft të larta.

Pjesa më e vështirë tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt tribunat do të jenë gati, për të nisur me pjesën finale të punës, përgatitjen e stadiumit dhe fushës për të pritur ndeshje futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *