Ardian Takaj pas fitores me Partizanin: E dinë se Skënderbeu është i madh, tani vjen edhe Jashanica

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në një ndeshje që dhurojë gola dhe spektakël. Por problematike mbetet te korçarët mënyra sesi arrijnë që të fitojnë vetëm me ekipet e mëdha, por lënë shumë pikë rrugës me ato më të vogla në letër.

Presidenti i kësaj skuadre, Ardian Takaj, është i parë i kënaqur pas fitores me Partizanit. Në intervistën e dhënë për “RTSH”, ka paralajmëruar edhe rikthimin e Bajram Jashanicës me fanellën e korçarëve, pavarësisht aludimeve në media.

“Ekipi është i plotë dhe sinjalet pozitive u dhanë në ndeshjet miqësore. Tani vjen Jashanica dhe lojtarët e dëmtuar që e forcojnë edhe më shumë. Problemi ynë është përqendrimi me ekipet e vogla. Skënderbeu me të mëdhenjtë është i madh. Edhe ekipet e tilla që luajnë me ne e dinë këtë mirë, e dinë shumë mirë. Objektivi ynë është pozicionimi i mirë në vendet e sipërme të renditjes”, ka thënë Takaj. /Sport Ekspres/