Arda Turan zyrtarizohet në Turqi, me klauzola të veçanta

Ashtu si pritej, Arda Turan është tashmë një futbollist i Bashakshehirit, klubit që po mundohet të thyejë hegjemoninë e gjigantëve të tjerë në Stamboll. I famshëm edhe për faktin se mbështetet nga kryeministri Erdogan, Bashakshehiri kryeson kampionatin dhe po investon fuqishëm, aq sa tashmë shanset për titull janë të mëdha.

Arda Turan kalon në huazim deri në fund të kontratës, në vitit 2020, njofton Barcelona, pa shtuar detaje, por mediat kanë, zbuluar klauzolat e veçanta.

Bashakshehiri do të paguajë të plotë pagën e Turanit, mbi 5 milionë euro në sezon.

Barcelona do të marrë bonuse, në varësi të paraqitjeve të mesfushorit dhe arritjeve të klubit turk.

Barcelona ka të drejtë ta shesë Turanin në çdo moment, nëse i vjen një ofertë e leverdisshme. Kujtojmë që Turan kaloi te Barça për 34 milionë euro në janar 2016, por ka luajtur pak aty dhe Barcelona shpreson që vlera e tij të rritet sërish duke luajtur rregullisht në Stamboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *