Arbitri përgëzoi portierin Navas për pritjen

0

Real Madrid-Betis ishte një tjetër ndeshje që krijoi shumë polemika në lidhje me arbitrimin dhe në Spanjë mediat nuk humbasin rast për të krijuar debat.

Personazhi negativ i ndeshjes së djeshme ishte arbitri Mateu Lahoz, i cili në minutën e 21-të nuk pa një penallti të qartë kur portierin madrilen Kejlor Navas pengoi në zonë një kundërshtar dhe duhej të dilte edhe me karton të kuq si lojtar i fundit, që mohoi një mundësi të pastër goli.

Navas në minutat shtesë të ndeshjes e shpëtoi Realin nga goli i barazimit, duke bërë një superpritje, ndërsa arbitri Mateu shkoi pranë tij kur mbaroi ndeshja pak momente më vonë dhe bazuar në pamjet e televizionit spanjoll Cuatro, e përgëzon: “Bravo, pritje e bukur!”.

Edhe ky një episod që ka krijuar debate, sepse duket qartë që arbitri gabon, duke përgëzuar një futbollist në sytë e kamerave, aq më shumë që po atë futbollist duhej ta kishte përjashtuar me karton të kuq më parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image