Arbitri merr grushta në fushë, Shkumbini: Nuk kishte as shenjën minimale të dhunës

Një reagim tërësisht i pakuptuesheshëm ka ardhur nga faqja e Shkumbinit, për atë që ndodhi në fushën e lojës në barazimin 1-1 ndaj Dinamos. Teksa i gjithë vendi u ngrit në pjesën sportive për grushtat e marra nga gjyqtari Sokol Bebja, gjithçka mohohet. Në reagimin e klubit thuhet se arbitri nuk ka shenjën më të vogël të dhunës, por në rregjistrimet me zë dhe figurë të siguruara nga “Top Channel” shihet qartë degradimi i situatës. Vetë FSHF ka kërkuar që të futet në zbatim ligji i ri atje ku dënohen me 3 vite burg ata që godasin arbitrin, apo edhe reagimi i Shoqatës së Arbitrave, që ka të njëjtin qendrim. /Sport Ekspres/

Deklarate e Drejtuesve te Shkumbinit.

Lorenc Hasbajrami(Administratori klubit): Takimi ndaj Dinamos ka qene nje ndeshje e vleresuar nga djemte por qe bukurine nje ndeshje futbolli ia prishi gjykimi aspak korrekt dhe i njeanshem gjyqtarit te takimit.Kjo ka cuar qe i gjithe takimi te kaloje me shume stres nga lojtaret ne fushen e lojes nga stafi ne pankine dhe irritimin e tifozeve ne tribune.Ne perfundim megjithe irritimin e disa tifozeve por qe absulutisht nuk mundet te lejohet te behet tragjike.Stafi shkumbinit lojtaret ne asnje moment nuk kane lejuar te dhunohen gjyqatari i takimit Sokol Bebja por edhe kane mbrojtur se bashku me lojtaret dhe stafin miq qe gjithcka te shkoje normale dhe pa incidente.Pas sfides policia e shtetit ka percjell gjyqtarin e takimit ndersa ne perfundim nuk ka patur asnje denoncim per akte dhune ndaj gjyqtarit te takimit apo ndonje shenje minimale dhune.Ndaj kerkojme qe edhe trumbetimi sikur ne Peqin ka ndodhur akte dhune te mos jete e njeanshme. Ndaj gjyqatrit Bebja theksojme qe nuk ka patur dhune sikurse masat e sigurise kane bere maksimumin ne mbarevajtjen e nje takimi te provokuar nga fillimi deri ne perfundimin e tij.