Arbitri i mohoi roveshatën spektakolare, Broja nuk ka të ndalur dhe i fal avantazhin Chelseat

Armando Broja nuk ndalet së shënuari te Chelsea. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një gjahtar goli te moshat e bluve të Londrës, ndërsa këtë herë ka gjetur rrjetën me 18-vjeçarët. Chelsea U18 po luan çerekfinalen e FA Cup kundër Millwall, ku udhëheq që prej minutës së 63-të falë golit të lojtarit kuqezi.

Armando Broja ka shfrytëzuar një goditje dënimi të ekzekutuar nga Lewis dhe e ka dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Ndërkohë në minutën e 30-të të ndeshjes, Broja do të ishte edhe një herë protagonist. Me një roveshatë që të kujton Cristiano Ronaldon, Shqiptari ka gjetur rrjetën, por arbitri do i mohonte këtë gol spektakolar, teksa ndal lojën për një faull në sulm./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *