Arbitri i Barcelona-PSG nuk do të dënohet

0

Arbitri gjerman Deniz Ajtekin u vendos në qendër të vëmendjes pas sfidës së Ligës së Kampionve, Barcelona-PSG 6-1, për shkak se dha disa vendime të dyshimta pro Barcelonës. PSG u ankua dhe dërgoi edhe një dosje në UEFA, ku evidentonte gabimet e gjermanit, ndërsa e përditshmja spanjolle Marca shkoi deri aty sa pretendoi se Ajtekin do të pezullohej nga UEFA.

Një lajm i tillë ka qenë spekulim i pastër dhe këtë e ka konfirmuar zyrtarisht sot presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin, i cili ka deklaruar se Ajtekini nuk do të marrë asnjë masë ndëshkimore.

“Kur diçka nuk shkon mirë, mund ta diskutojmë, por nuk bëhet fjalë për pezullim. Është si të dënosh një lojtar se humbi një penallti”, deklaroi numri 1 i futbollit evropian për ‘L’Equipe’, gjatë një konference në Estoril të Portugalisë.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here