Arbitri i Barça-PSG në telashe?

0

Arbitri i ndeshjes Barcelona-PSG, gjermano-turku Deniz Ajtekin, mund të mos gjykojë më këtë sezon në Champions League.

Kështu shkruan spanjollja Marca, që pretendon se Pierluixhi Kolina nuk ka mbetur i kënaqur nga arbitri që drejtoi edhe Shqipëri-Izrael. Aty ne u ankuam gjatë për disa episode kundér nesh, por realisht ndeshjen e humbëm për fajin tonë dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka pas ndeshjes e pranoi se gjykimi nuk pati ndikim në rezultat.

Në fakt, Marca nuk ka si të komunikojë me UEFA-n dhe Kolinën, ndaj e lë në rangun e supozimit, çka ngjall dyshime, sepse në Spanjë Marca konsiderohet si gazeta pro-Realit dhe ky duket si tentativë për të errësuar triumfin e Barcelonës.

Ajtekin është 38 vjeç dhe po shkëlqen në Gjermani, ku ka një rendiment mjaft të mirë. Pas ndeshjes në Barcelonë Federata Gjermane doli me një deklaratë ku e konsideronte arbitrimin e Ajtekinit perfekt, edhe në rastin e penalltisë së dhënë në shtesë, për një faull të lehtë ndaj Suarezit.

Me profesion ekonomist, Ajtekin është një biznesmen e suksesshëm, sepse drejton një kompani në fushën e internetit me 75 punonjës. Gjermano-turku e merr shumë seriozisht punën si arbitër, aq sa stërvitet 4 herë në javë me trajner personal dhe në zyrën e vet ka pistë vrapi dhe dush.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image