“Arbitri gaboi, nuk ishte penallti për Bajernin”, Federata prek Verderin në plagë

Verderi zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Bajernit të Mynihut në mesjavë, ndërsa Milot Rashica ishte i papërmbajtshëm. Dueli për një vend në finalen e Kupës së Gjermanisë u fitua me rezultatin 2-3 nga ekipi bavarez.

Vendasit shënuan dy herë brenda 1 minute, duke arritur të barazonin ndeshjen. Protagonist absolut 23-vjeçari dardan me një asist dhe një gol shumë të bukur. Stadiumi shpërtheu në festë, por një penallti për Bajernin shuajti shpresat e mëdha të Verderit.

 

Një vendim i dyshimte dhe që solli shumë polemika. Kingsli Koman u rrëzua në zonë pas një kontakti të lehtë me Gebre Selasien dhe arbitri akordoi penallti. Ai nuk mori mundimin as për të parë pamjet, ndërsa protestat e Rashicës me shokë ishin të shumta.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe kreu i arbitrave të VAR-it, duke e ndezur akoma edhe më shumë debatin. “Nga pikëpamja e njeh arbitri, mendojmë se vendimi për të akorduar penallti nuk ishte korrekt. Kryesori dhe anësori duhet të kishin komunikuar dhe duhet të kishin marrë vendimin për të shikuar pamjet në VAR”, thekson Joçen Dres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *