Arbitri e tepron me Moratën, acarohet Simeone: Mua më dënuan 4 javë dikur

0

Atletiko Madrid vuajti shumë për të mposhtur Eibarin në transfertë, por djemtë e Simeones ia dolën të sigurojnë trepikëshin. Goli i Tomas Lemar pesë minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi fitoren ekipit “colchoneros”. Një detaj i pazakontë ka ndodhur gjatë sfidës së djeshme. Alvaro Morata është një lojtar i qetë, por dje është acaruar shumë dhe është ndjerë keq.

Pak për lojën e dobët dhe rastet e pakta e shumë për arbitrin e ndeshjes. Sulmuesi dhe Alberola Rojas kanë patur disa debate gjatë ndeshjes. Ajo që ka befasuar ka qenë sjellja e këtij të fundit.

Arbitri ka përdorur duart me lojtarin, diçka që nuk i lejohet. Rojas e ka kapur për krahu Moratën në pjesën e parë pas një proteste të lojtarit, ndërsa në fund të ndeshjes ka ardhur kapja nga jaka.

Mendoj se ky arbitër do të bëjë një pushim të mirë. Në pjesën e parë e kap Moratën nga krahu, një rast tjetër e godet në shpinë dhe në fund e kap nga jaka. Nëse je autoriteti, të duhet të qëndrosh në vendin tënd”, është shprehur Iturralde Gonzales, ish-arbitri i njohur spanjoll.

Rreth kësaj ngjarje ka folur edhe Diego Simeone. “Alvaro është i zemëruar me atë që ndodhi. Më kujtohet se mua më dënuan katër javë nj/herë, pasi i bëra të njëjtën gjë arbitrit të katërt“, thekson trajneri i Atletikos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.