Arbitrat italianë si mos më keq, trajneri i Ajaksit për Rocchi-n: E takova te tuneli dhe po tundte kokën

Arbitrat italianë janë në një moment shumë të keq dhe të gjithë po diskutojnë për performancën e tyre dhe saktësinë në mbajtjen e ndeshjes. Nëse VAR-i hyri pikërisht për këtë qëllim, që të lehtësojë dyshimet dhe të ketë më tepër drejtësi në lojë, në Itali nuk funksionon kështu.

Gjithmonë do të ketë diskutime dhe në çdo javë, mbi favorizimet që i bëhen disa skuadrave. VAR-i ekziston edhe në “Premier League”, por atje nuk ka asnjë diskutim mbi të, veçse për spektaklin që zhvillohet në fushë. Por jo në Seria A, që më tepër flitet për arbitrat dhe padrejtësitë.

E si për të vazhduar edhe më keq këtë situatë, Rocchi dështon në mbajtjen e një prej ndeshjeve më të bukura në “Champions League”. Largimi me të kuq i Blind dhe Veltman për 2 minuta, ishte një “vrasje” e lojës. Ndërsa rezultati ishte 2-4 në favor të Ajaksit ndaj Chelseat, me 9 lojtarë në fushë, për pak rrezikuan të humbisnin në shifrat 5-4. Pikërisht për këtë arsye ka folur edhe trajneri i Ajaks, Erik Ten Hag që nuk i pranon këto vendime:

“Unë e falenderova arbitrin pas ndeshjes dhe e takova në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes. E pashë duke tundur kokën(ndenjë faji).  Sigurisht që është e pabesueshme që të luash ndaj Chelseat dhe të kesh një numër kaq të madh vendimesh për t’u dyshuar.  Nuk i pranoj dy kartonat e kuq të marrë, por nuk mund të flas më shumë për këtë skenar”, ka thënë Ten Hag. /Sport Ekspres/