Arbitrat fitojnë sërish, fundi i shëmtuar i një sezoni të mallkuar

1

Të thuash është turp, është pak. Edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë arbitrat e bënë baltë.

Një penallti qesharake, jo e para për këtë sezon: thuajse një metër jashtë zone, rrëzim, disa arbitra bëhen bashkë dhe konsultohen dhe në fund anësori Barushi apo Enea Jorgji thonë që është penallti.

Përgjegjësi e madhe, në një kohë që kryesori Hamiti kishte parë drejt një faull jashtë zone.

Sërish Jorgji, apo jo? Tek ai u fokusuan lojtarët e Laçit dhe kamerat! I zakonshmi, në Korçë e mbajnë mend mirë, ua kishte borxh nga viti i shkuar. Kështu funksionon? Me sa duket po. Tani i bie që Laçi të jetë në kredit me Jorgjin dhe në finalen e radhës do ta bëjë baltë pro Laçit.

Një herë e një kohë Laçi sillej ndryshe me arbitrat, për fat ajo kohë ka ikur, por ajo që ndodhi sot në Elbasan ishte për t’u kthyer pak në kohë.

Fundja, kush të rreh të do, apo jo?

You might also like
1 Comment
  1. Maksim says

    E tmerrshme! Ne shqiperi ka rene zia! Fitoi edhe kupen Skenderbeu… Analizat ne televizione: sikur shikon fytyra te njerezve qe ju ka vdekur ndonje i aferm dhe presin vizita ne shtepi duke qare hallin qe i ka zene! Televizioni Shqipetar mban kampion! Kjo eshte e qellimshme besoj. Gjithe vitin vetem per ekipet e mesit te tabeles dhe per Tironen e kategorise se dyte eshte shkruar! Turp! Tani po merreni ishte penallti apo s’ishte penallti!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.